Perimet që duhet të konsumoni gjatë janarit!

Perimet që duhet të konsumoni gjatë janarit!

14:23, 06/01/2024
A+ Aa A-

Pasi i premtuat vetes që do të ushqeheni shëndetshëm, gjëja e parë që bën është të shkosh të bësh pazar për ushqime të shëndetshme. Është e mundur që të gjeni produkte të sezonit që janë të mbushura me vitamina e që na mbajnë në formë në këto ditë dimri, duke filluar me panxharin e kuq të Maliqit, me lakrat gjithë shije të Lushnjës apo gamën e gjerë të perimeve të freskëta me rrënjë.

Panxhari i kuq
Në Shqipëri zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit. Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë. Nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt (janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni). Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

Lakra
E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e kancerit. Duke ngrënë më shumë lakër, zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat. Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perime ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar. Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës.

Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë. Mbajini të mbyllur në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë. Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë.

Lulelakra
Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj. Për këtë arsye ky është dhe një produkt shumë i kërkuar në treg. Fermerë shqiptarë në vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai europian. Në janar, ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, në sasinë e duhur, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin. Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira. Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra tjerës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco