Arresti kardiak: Dy simptomat paralajmëruese 24 orë përpara

Arresti kardiak: Dy simptomat paralajmëruese 24 orë përpara

10:23, 14/10/2023
A+ Aa A-

Arresti kardiak mund të mos jetë aq i papritur, sipas një studimi të botuar së fundmi në The Lancet Digital Health, i cili pretendon se një në dy persona që kanë pësuar një arrest kardiak të papritur kanë pasur të paktën një simptomë paralajmëruese 24 orë para ngjarjes, që ndryshon midis të dy gjinive.

Dr. Sumeet Chugh, drejtoesh në Departamentin e Kardiologjisë në Institutin e Zemrës Smidt (Spitali Cedars-Sinai, Los Angeles), thekson se zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mund të shpëtojë jetë pasi shumica dërrmuese e njerëzve që kanë një arrest kardiak jashtë spitalit vdesin brenda pak minutash.

Simptomat tek meshkujt dhe femrat

Dy studimet në qytetet amerikane të Ventura (Kaliforni) dhe Portland (Oregon) mbi incidentet e arrestit kardiak dhe njerëzit që kërkuan kujdes mjekësor urgjent, krahasuan simptomat dhe zbuluan se 50% e njerëzve që pësuan një arrest të papritur kardiak përjetuan të paktën një simptomë karakteristike një ditë më parë, dhimbje gjoksi për burrat dhe gulçim për gratë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi simptoma specifike në grupe më të vogla burrash dhe grash, si rritja e pulseve, simptoma të ngjashme me konvulsionet dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Në çdo rast, studiuesit thonë se dhimbja e gjoksit e paprecedentë dhe e shoqëruar me gulçim, rritje të pulsit, marramendje, tendenca për të fikët, djersitje apo vjellje është një tregues për një kujdes të menjëhershëm mjekësor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco