OBSH, dritë jeshile për një vaksinë të lirë kundër malarias

OBSH, dritë jeshile për një vaksinë të lirë kundër malarias

18:29, 02/10/2023
A+ Aa A-

Një vaksinë e lirë kundër malaries që mund të prodhohet në shkallë masive është rekomanduar për përdorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vaksina është krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe është e dyta që zhvillohet. Malaria vret kryesisht fëmijët dhe foshnjat, dhe ka qenë një nga plagët më të mëdha për njerëzimin.

Tashmë është gati një marrëveshje për të prodhuar më shumë se 100 milionë doza në vit. Janë dashur më shumë se një shekull përpjekje shkencore për të zhvilluar vaksina efektive kundër malaries.

Sëmundja shkaktohet nga një parazit kompleks, i cili përhapet nga pickimi i mushkonjave që thithin gjak. Ai është shumë më i sofistikuar se një virus pasi fshihet nga sistemi ynë imunitar duke ndryshuar vazhdimisht formën brenda trupit të njeriut.

Kjo e bën të vështirë ndërtimin e imunitetit në mënyrë natyrale përmes kapjes së malaries dhe të vështirë zhvillimin e një vaksine kundër saj.

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur vaksina e parë, e quajtur RTS,S dhe e zhvilluar nga GSK, u mbështet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhënat rreth vaksinës që janë publikuar online, por nuk kanë kaluar në procesin e zakonshëm të rishikimit shkencor, tregojnë se vaksina R21 është 75% efektive në parandalimin e sëmundjes në zonat ku malaria është sezonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco