'Fëmija im është më i zgjuari'/ Nëse i ushqeni fëmijët me 'ushqim të shpejtë' inteligjenca e tyre do të jetë më e ulët

'Fëmija im është më i zgjuari'/ Nëse i ushqeni fëmijët me 'ushqim të shpejtë' inteligjenca e tyre do të jetë më e ulët

20:39, 26/09/2023
A+ Aa A-

Nëse jeni konsumator të ushqimit të shpejtë si të rritur, kujdesuni për fëmijët të paktën.

Kërkimet më të fundit shkencore kanë zbuluar se ushqimi i shpejte (Fast Food) ndikon negativisht te koeficenti i inteligjencës së fëmijës tuaj.

Fëmijëve që u jepen më shumë vakte të ushqimit të shpejtë do të rriten me një IQ (koefiçenti i inteligjencës) më të ulët se sa atyre që u jepen rregullisht vakte të gatuara (supë-gjellë), thuhet në studim.

Sipas hulumtimeve të reja, ushqimi i fëmijërisë ka efekte afatgjata në IQ (koefiçenti i inteligjencës), edhe pasi të merret parasysh inteligjenca e mëparshme dhe statusi socio-ekonomik.

Rritje

Studimi në Goldsmiths, Universiteti i Londrës, shqyrtoi nëse lloji i vaktit kryesor ditor të fëmijëve kishte një ndikim në aftësinë dhe rritjen e tyre të zgjuarsisë.

Rezultatet u bazuan në një kampion prej 4,000 fëmijësh skocezë të moshës tre deri në pesë vjeç dhe zbuluan se prindërit me status më të lartë socio-ekonomik thanë se u jepnin fëmijëve të tyre ushqime të përgatitura me përbërës të freskët më shpesh, gjë që ndikoi pozitivisht në IQ-në e tyre.

Statusi më i ulët socio-ekonomik lidhej me më shumë fëmijë që kishin ushqim të shpejtë, gjë që çoi në inteligjencë më të ulët.

Dr Sophie von Stumm, nga departamenti i psikologjisë në Goldsmiths, tha: "Është e arsyeshme që lloji i ushqimit që hamë do të ndikojë në zhvillimin e trurit, por hulumtimet e mëparshme kanë shikuar vetëm efektet e grupeve të veçanta ushqimore në IQ të fëmijëve në vend të në llojet gjenerike të vakteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco