Studim i ri: Nxehtësia e tepërt nuk i bën mirë zemrës

Studim i ri: Nxehtësia e tepërt nuk i bën mirë zemrës

13:31, 19/07/2023
A+ Aa A-

Gjithçka rreth nesh po ndryshon, edhe gjërat që deri më sot mund të kishim menduar se nuk do të ndryshonin kurrë. Me rritjen e valëve të të nxehtit gjithnjë e më shumë po lindin edhe pasoja të tjera. Po kalojmë një kohë të vështirë për njerëzimin, kur ngjarjet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe situata të paprecedentë po ndodhin për planetin. Dhe siç thuhet nga hulumtimet e fundit, zemra e njeriut nuk i bën mirë të nxehtit.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Applied Physiology thuhet se: “Me ndryshimet klimatike, njerëzit janë në rrezik më të madh të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga problemet që mund të lidhen me nxehtësinë”.

Rritja progresive e temperaturës e kombinuar me një gamë të gjerë kushtesh mjedisore mund të ketë efekte shëndetësore.

Studiuesja e Universitetit të Pensilvanisë, Rachel Cottle, një nga autorët e punimit, tha se rrahjet e zemrës mund të jenë një mënyrë e dobishme për të ditur se cilat ditë të nxehta janë më të rrezikshme.

“Nëse vëreni papritur se rrahjet e zemrës po rriten me shpejtësi dhe progresive, atëherë kjo mund të nënkuptojë se temperatura e trupit tuaj ka filluar të rritet”.

Nuk është e vështirë të kuptosh se si një rritje në rrahjet e zemrës mund të çojë në probleme shëndetësore. Ka shumë mënyra se si dikush mund të ndryshojë rutinën e tyre të përditshme për të shmangur aktivitetin e tepërt në natyrë. Megjithatë, ky hulumtim i ri tregon se edhe një ecje e ngadaltë mund të jetë e rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco