SHBA: Farmacitë tani do të mund të shesin pilula për abortin

SHBA: Farmacitë tani do të mund të shesin pilula për abortin

08:47, 04/01/2023
A+ Aa A-

Farmacitë në SHBA tani do të lejohen të shesin pilula aborti, njoftoi të martën Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) , një masë që do të zgjerojë ndjeshëm aksesin e grave ndaj abortit , në një kohë kur gjithnjë e më shumë shtete po përpiqen të kufizojnë këtë të drejtë. 

Për të blerë pilulat do të kërkohet një recetë mjekësore.

Deri më tani këto pilula ishin të disponueshme vetëm në disa farmaci online ose gratë mund t'i merrnin ato nga mjekët ose klinikat.

Kërkesa për pilulën e abortit është rritur në SHBA që kur Gjykata e Lartë në qershor përmbysi vendimin historik Roe kundër Wade që mbronte të drejtën e grave për të abortuar për gjysmë shekulli.

Pilulat e abortit përdoren tashmë në më shumë se gjysmën e aborteve në SHBA, sipas ekspertëve. 

Për më tepër, ato janë gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave politike dhe ligjore mbi të drejtën e abortit.

Vendimi i FDA u mirëprit nga Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU).

"Ne jemi të kënaqur që FDA ka zgjeruar aksesin në farmaci në këtë ilaç të sigurt dhe efektiv ," tha Julia Kay, avokate e stafit në Projektin e Lirisë Riprodhuese të ACLU.

Marjorie Dannenfelser, presidente e organizatës kundër abortit Susan B. Anthony List, nga ana e saj kritikoi vendimin.

 "Administrata Biden ka demonstruar edhe një herë se po i vendos fitimet e industrisë së abortit përpara sigurisë së grave dhe jetës së fëmijëve të palindur, " u ankua Dannenfelser.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco