XBB.1.5/ Varianti më i ri i koronavirusit alarmon autoritetet botërore

XBB.1.5/ Varianti më i ri i koronavirusit alarmon autoritetet botërore

12:46, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një variant i ri dhe shumë infektues i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Sipas Daily Mail, varianti quhet XBB.1.5 dhe ka shkaktuar alarmn në SHBA për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rritjes së ndjeshme të të shtruarve në spital.

Edhe Britania e Madhe ka regjistruar të paktën 25 raste me këtë variant.

Varianti në fjalë është një version i Omicron-it dhe ka mutacione që e ndihmojnë të infektojë më mirë njerëzit dhe të shmangë mbrojtjen nga vaksinimi dhe infektimet e mëparshme.

Ekspertët thanë se ky variant është një alarm për autoritetet pasi mund të sjellë krizë nëpër qendrat spitalore.

Megjithatë, zyrtarët thanë se nuk ka të dhëna se ky variant shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme.

Ky variant është një mutacion i dalë nga Omicron XBB dhe është pikasur për herë të parë në Indi në gusht.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Kinë ka shtuar alarmin në mbarë botën se planeti mund të përballet me një tjetër valë të rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco