Dy mjekët Gentian Huti dhe Rudin Domi aplikojnë përdorimin e anestezisë epudirale në kardiokirurgji, pacientët qëndrojnë zgjuar gjatë operimit

Dy mjekët Gentian Huti dhe Rudin Domi aplikojnë përdorimin e anestezisë epudirale në kardiokirurgji, pacientët qëndrojnë zgjuar gjatë operimit

16:17, 26/10/2022
A+ Aa A-

Aplikimi i anestezisë epudirale, që i jep mundësi pacientit të qëndrojë zgjuar gjatë operacionit,  tashmë aplikohet edhe në operacionet e zemrës që realizohen në Shqipëri. Kjo falë dy mjekëve të njohur shqiptare Gentian Huti dhe Rudin Domi, të cilët e kanë aplikuar këtë metodë në operacionet e zhvilluara në repartin e kardiokirurgjisë. Aplikimi me sukses i kësaj metode edhe në kardiokirurgji, dy mjekët shqiptarë i ka bërë të njohur dhe të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.

Shqipëria është sot është në një situatë krize sa i takon sistemit shëndetësor, ku plaga me e madhe është hemorragjia e mjekëve dhe infermierëve. Vendi figuron anemik për mjekë e infermierë për numrin më të vogël në rajon të mjekëve, konkretisht një mjek për një mijë banorë. Bluzat e bardha të zhgënjyer nga politikat e ndjekura dhe të demoralizuar nga kushtet e punës, kanë zgjedhur të ikin, si të vetmen alternative për rritje profesionale dhe stabilitet financiar. Gjithashtu, sipas një raporti të Bankës Botërore, aktualisht në vendin tonë dalin më shumë mjekë në pension se sa diplomohen të rinj. Kjo situatë rrezikon të zhysë në kolaps shëndetësinë shqiptare nëse vijohet të mos menaxhohet siç duhet kjo hemorragji ikjesh e shkaktuar nga sëmurja e sistemit.

Megjithatë, pavarësisht një konteksti jo pak të zymtë, Shqipëria ka fatin të ketë ende një plejadë mjekësh dhe personeli mjekësor që jetojnë të përditshmen e tyre profesionale duke u bazuar në parimet e humanizmit. Me sa duket vështirësitë e këtij vendi ku jetojmë i ka bërë ata edhe më të ndjeshëm, më të përgjegjshëm e më të motivuar për të realizuar ndaj pacientëve shërbime sa më të avancuara. Një shembull pozitiv është ai i dy mjekëve anestezistë si Dr. Gentian Huti, Shef i Departamentit të Anestezi-Terapi Intensive në Spitalin Amerikan 3 dhe Prof. Rudin Domi, mjek Anestezist-Reanimator njëkohësisht pedagog i lëndës Anestezi-Reanimacion në Fakultetin e Mjekesise, në Tiranë të cilët kanë aplikuar përdorimin e anestezisë epidurale në kardiokirurgji, ku  pacientët mund të qëndrojnë zgjuar gjatë operacionit.

Image

Kjo ështe një risi për Shqipërinë teksa pak qendra në botë bëjnë procedura dhe teknika të tilla anestezie me këtë shkallë vështirësie. Zakonisht operacionet e zemrës bëhen me anestezi të përgjithshme. Në raste të veçanta, kur nevojitet shmangia e anestezisë së përgjithshme apo duhet ulja e dozës së lëndëve anestetike, ato kombinojnë anestezinë epidurale me atë të përgjithshme madje ‘mund të kryejmë operacione të vecanta të zemrës vetëm me anestezi epidurale, me pacientin zgjuar dhe sigurisht pa dhimbje’ shprehen mjekët për Syri.Net. ‘Kjo siguron që pacientë të caktuar me rreziqe të mëdha, të mos i nënshtrohen anestesisë së përgjithshme dhe kjo lloj teknike na ndihmon ta aktivizojme shpejt pacientin, duke siguruar padiskutim që ai mos të ketë dhimje pas operacionit. Vendosja e kateterit epidural bëhet perpara operacionit me anestezi lokale, dhe pasi testohet pozioni korrekt, nisim operacionin gjithnjë nën veprimin e anestetikeve lokalë që injektohen në kateterin epidural duke realizuar mpirjen e pacientit. Sigursht, në pacientë të caktuar, ne apikojmë tekniken zgjuar, por pa dhimbje nga apilikimi i medikamenteve në rrugë epidurale.’ përshkruajnë në detaje mjekët.

Ata tregohen modestë, por në fakt realizimi me shumë sukses i këtyre ndërhyrjeve, i ka bërë të njohur dhe të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Dr. Gentian Huti dhe Prof. Rudin Domi janë ftuar në kongrese ndërkombëtare për të mbajtur leksione mbi metodat e tyre të avancuara në realizimin e operacioneve në kardiokirugji. I fundit ishte ai i zhvilluar në Bosnje – Hercegovinë me 20-23 tetor. Prof. Domi në këtë event ka referuar edhe për anestezinë në neurokirurgjinë pediatrike duke pasqyruar edhe eksperiencën e tij në këtë fushë shumë të veçantë dhe plot sfida. Kongresi i 3-të i Anestezisë dhe Reanimacionit organizuar nga dy shoqata prestigjioze të Bosnje Hercegovines, është një event që zhvillohet çdo vit dhe ka të ftuar specialistë të fushës që vijnë nga e gjithë rajoni, specialistë nga Turqia e Gjermania dhe përfaqësues të lartë të Shoqates Europiane te Anestezise dhe Terapisë Intensive (ESAIC). Sigurisht kjo nuk është hera e vetme, pasi ata kanë qenë lektorë të ftuar në disa kongrese rajonale të organizuara në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Turqi. Gjithashtu, dy mjekët e përkushtuar kanë bërë prezantime ne kongreset europiane të ESAIC ku madje Dr. Huti ka marrë vlerësime nga ekspertët europian.

Përveç leksioneve që Dr. Gentian Huti ka dhënë, i ftuar në auditore ndërkombëtare, ai ka kryer edhe ndërhyrje jashtë vendit. Dy prej tyre, mjeku i ka realizuar sëbashku me ekipin e tij në Klinikën Universitare te Tuzles në Bosnje me kërkesën e kolegëve atje.

Image

Dr. Gentian Huti ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekesisë në Universitetin e Tiranës. Më pas është specializuar për Anestezi dhe Reanimacion pranë Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në QSUNT. Një specializim të dytë e ka kryer në Ninewells Hospital And Medical School Dundee, në Skoci për Trakeostominë Perkutane në Nendoskopi. Ai ka filluar punën si mjek i përgjithshëm në Shkodër. Pas specializimit, është emëruar si mjek anestezist-reanimator në QSUNT, ku punoi me perkushtim duke u transferuar pas disa vitesh si Shef Sherbimi Anestezi-Reanimacion në Spitalin Amerkan, atje ku shërben edhe sot e kësaj dite. Dr. Huti është pjesëmarrës, autor, bashkë-autor, folës në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë prej artikujve dhe punimeve të tij shkencore janë publikuar në revistat më prestigjoze europiane. Gjithashtu, Prof. Rudin Domi mjek Anestezist-Reanimator dhe pedagog me kohë të plotë në lëndën e Anestezi-Reanimacionit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Ai jep mësim që nga viti 2003, autor i shumë botimeve brenda dhe jashtë vendit, teksteve për studentet dhe sherben si anëtar bordi në disa revista të huaja. Ekspertiza e tij profesionale përqendrohet në anestezinë e trasplanteve, neurokirurgji, kardiokirurgji, kirurgjine e heparit, dhe në terapine intensive.

Dy mjekët e nderuar kanë një kontribut të veçantë në shërimin dhe shpëtimin e jetës së njerzve me profesionalizmin dhe aftësitë e tyre. Ata dhe shumë të tjerë në vendin tonë janë heronj dhe një aset i vyer kombëtar, pasi bëjnë çdo ditë të pamundurën realitet, duke ofruar një shërbim të shkëlqyer për qytetarët e këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco