Për herë të parë në Shqipëri dhe rajon/ Kardiologu Bekim Jata realizon ndërhyrjen e vështirë në zemrën e pacientit

Për herë të parë në Shqipëri dhe rajon/ Kardiologu Bekim Jata realizon ndërhyrjen e vështirë në zemrën e pacientit

19:24, 01/11/2021
A+ Aa A-

Mjeku kardiolog Bekim Jata realizon ndërhyrjen e vështirë, jo me kirurgji të hapur, në zemrën e një pacienti, procedurë kjo që realizohet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon. 

Agush Cako u paraqit në spital në gjendje të rëndë shëndetësore nga probleme të zemrës.

Pas vizitave paraprake, ekipi i kardiologjisë vendosi se kirurgjia e hapur ishte me rrezik të lartë për shkak të karakteristikave të pacientit, ndërsa ndërhyrja 'perkutane' me riks të ulët dhe përfitime të njëjta.

Bazuar në këtë situatë ekipi vendosi të aplikojë ndërhyrjen 'tavi' si alternativë më e përshtatshme për shpëtimin e jetës së pacientit. 

"Nuk kam ndjerë asnjë dhimbje. Doktorët kanë bërë punën e tyre. Jam shumë i kënaqur. Zoti i bekoftë", thotë pacienti. 

Ndërhyrja 'tavi' është një ndërhyrje ku aorta arrihet përmes arteries që ndodhet në rrëzë të kofshës, ose një tjetër ene gjaku në trup pa kryer ndonjë prerje dhe kjo pasohet nga anulimi i valvulës së vjetër dhe impiantimi i një valvule të re brenda saj. 

Mjeku kardiolog Bekim Jata thotë se pacienti nuk ndjen dhimbje dhe rekuperimi është më i shpejtë. 

"Kjo është një procedurë e realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon. Emri i procedurës quhet 'tavi'. E thënë në shqip, 'tavi' do të thotë zëvendësimi i valvulës së aortës nëpërmjet enëve të këmbës, riskun e ka shumë më të ulët se kirurgjia e hapur. Supozohet se brenda 24 orëve pacienti ringrihet në këmbë dhe qëndrimi në spital është 3-4 ditë. Procedurat që bëmë ne janë dhe pak më specifike se sa procedura e vendosjes së valvulës për herë të parë sepse kjo është vendosja e valvulës në një valvul të zëvendësuar nga operacion i hapur. Dhe realisht mund të themi që edhe në vendet më të zhvilluar qendrat dhe mjekët që kryejnë këto procedura janë me gisht", thotë mjeku i njohur kardiolog, Bekim Jata.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco