"Tërmet Kulinar" në Francë: Mocarela mbizotëron mbi djathin Camembert

10:21, 29/10/2021
A+ Aa A-

Një tërmet i vogël kulinar po ndodh në Francë, pasi shitjet e djathit të famshëm, tradicional Camembert po bien në favor të rivalit italian, mocarelës.

Këta dy djathë nuk janë vërtet rivalë të vërtetë sepse konsumohen në mënyra të ndryshme, mocarela përdoret në gatim dhe sallata, ndërsa Camembert vlerësohet si djathë për shije.

Sipas një studimi të Ministrisë Franceze të Bujqësisë, në vitin 2020, shitjet e Camembert ranë me 11 për qind në krahasim me vitin 2015, kur shitjet e mocarelës u rritën me 62 për qind.

Shtëpia kërkimore Nielsen deklaroi se trendi është i qartë dhe se shitja e mocarelës së shpejti do të kalojë shitjet e Camembert, një djathë me origjinë nga Normandia.

“Jemi në zi. Si mund të rrëzohet nga froni djathi më i mirë?”, tha kompania Nielsen.

Shumë besojnë se reputacioni i Camembert është dëmtuar sepse ai "vuan nga një imazh i modës së vjetër". Vlerësohet se tani konsumohet më shumë nga të moshuarit.

Camembert është një produkt më kërkues, me shije dhe erë të fortë, i cili hahet vetëm, ndërsa mocarela është në modë dhe pëlqehet nga të rinjtë, thanë shefat e kuzhinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco