Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “tani do të flasin më pak dhe do të punojnë më shumë”.
Pas votimit të qeverisë së re, kryeministri i ri u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bëhen gati për një Kosovë të re dhe për një qeverisje dinamike.
“E di që gjendja nuk është e lehtë në vend dhe nap resin shunë punë. Kemi folë shumë në politikë, e tani do të flasim më pak e do të punojmë më shumë. Ju ftoj që të jeni të pamëshirshëm në evidentimin e parregullsive. Unë po ju them, bëhuni gati për një Kosovë të re. Do të ketë një gjendje krejt të re qeverisëse”, ka thënë Haradinaj.
Më tej, ai ka thënë se pret që edhe nga deputetët e koalicionit LA dhe të Vetëvendosjes të jenë ata që duhet të jenë në Kuvend.
© SYRI.net
Faqja e zezë si në Tiranë si në Prishtinë