Sot skadon afati për NIS-in, Serbia ende pa marrëveshje

Sot skadon afati për NIS-in, Serbia ende pa marrëveshje

18:45, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, më 22 maj, skadon afati për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ndërsa në Beograd thonë se negociatat me kompaninë hungareze MOL nuk po shkojnë mirë.

NIS-i është nën sanksione amerikane për shkak se shumica e pronësisë është në duart e rusëve, teksa rasti e vë Serbinë mes presionit të Uashingtonit dhe varësisë së saj të vazhdueshme energjetike nga Moska.

Kompania hungareze MOL ishte parë tashmë si pronarja e ardhshme e NIS-it serb.

Por, nĂ« prag tĂ« skadimit tĂ« afatit pĂ«r shitje mĂ« 22 maj – afat i caktuar nga autoritetet amerikane – nĂ« Beograd nuk ka optimizĂ«m.

“Ky proces me MOL-in nuk po na shkon mirĂ«, nuk po shkon shkĂ«lqyeshĂ«m, nuk jam shumĂ« optimist”, tha presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, mĂ« 20 maj.

Grupi MOL nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cilat janë pengesat në arritjen e marrëveshjes dhe nëse ka pengesa edhe me kompaninë shtetërore ruse të naftës, Gazprom Neft.

Se negociatat mes MOL-it dhe Serbisë, si aksionare pakicë, kanë ngecur, u bë e qartë në mesin e këtij muaji.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes është funksionimi i rafinerisë së NIS-it dhe mbulimi i ardhshëm i tregut serb me derivate të naftës.

Autoritetet në Serbi kishin paralajmëruar më herët edhe një marrëveshje me MOL-in për rritjen me 5 për qind të pjesëmarrjes së shtetit serb në pronësinë e NIS-it, e cila aktualisht është 29.9 për qind.

MOL-i dhe Gazprom Neft-i kishin arritur në mesin e janarit një marrëveshje kornizë për blerjen e pjesës ruse prej 56.15 për qind në NIS.

Pritej qĂ« deri mĂ« 22 maj palĂ«t t’i paraqisnin ZyrĂ«s amerikane pĂ«r Kontrollin e Pasurive tĂ« Huaja, OFAC, dokumentacionin pĂ«r marrĂ«veshjen e shitblerjes.

Më parë, në fund të marsit, OFAC-u e kishte zgjatur licencën për negociatat e shitjes deri në maj.

Shtetet e Bashkuara synojnë ta pengojnë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

Për këtë arsye, administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të vitit 2025, por zbatimi i tyre nisi në tetor të atij viti.

Më pas, në fund të shkurtit 2026, OFAC-u i dha NIS-it një licencë pune, e cila mundësoi furnizimin me naftë të papërpunuar të rafinerisë në Pançevë, afër Beogradit.

Për shkak të sanksioneve amerikane, ishte ndërprerë transporti i naftës përmes naftësjellësit adriatik JANAF, nga Omishali në Kroaci deri te rafineria në Pançevë. Nafta për NIS-in arrin në Kroaci përmes rrugës detare.

Kjo licencë është zgjatur disa herë dhe aktualisht vlen deri më 16 qershor.

ÇfarĂ« dihet dhe çfarĂ« nuk dihet deri tani?

Nuk dihet nëse ka mbërritur përgjigjja e MOL-it ndaj ofertës së Serbisë. Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, kishte paralajmëruar se kjo përgjigje do të mbërrinte më 18 maj.

Kjo ministri nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse përgjigjja e MOL-it ka mbërritur dhe nëse ajo është e pranueshme për Serbinë. As vetë ministrja serbe nuk është deklaruar për këtë çështje. Nuk dihet as çfarë përmban oferta e Serbisë si aksionare e vogël.

Më herët, ministrja Gjedoviq Handanoviq kishte thënë se kërkesat e Serbisë mbeten të pandryshuara.

Ajo ka deklaruar disa herë gjatë ditëve të fundit se Serbia nuk është e kënaqur me propozimin e paraqitur, duke shtuar se çështja ka të bëjë me funksionimin e ardhshëm të rafinerisë dhe kapacitetet e përpunimit të naftës së papërpunuar.

Serbia mes NIS-it dhe Rusisë

Autoritetet në Beograd duan ta ruajnë funksionimin e plotë të NIS-it, që përfshin edhe rafinerinë edhe petrokiminë, por, në anën tjetër, nuk duan ta zemërojnë Rusinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 12 mars për RTS se i dhemb fakti që rusët në asnjë moment nuk i kanë ofruar Serbisë ta blejë NIS-in.

Autoritetet në Serbi deri tani e kanë hedhur poshtë mundësinë që Serbia ta marrë pjesën ruse në NIS.

“Ta bĂ«jmĂ« RusinĂ« shtet armik? TĂ« kemi gazin mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« tĂ« mundshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« moment? Kjo do tĂ« ndodhte nĂ« tĂ« njĂ«jtin sekond”, u tha Vuçiq gazetarĂ«ve mĂ« 20 mars.

Pavarësisht hapave të ndërmarrë për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit, Serbia vazhdon të jetë kryesisht e varur nga Rusia për furnizimin me gaz.

Vuçiq ka thĂ«nĂ« disa herĂ« se Serbia dĂ«shiron ta shmangĂ« me çdo kusht nacionalizimin e NIS-it dhe se, nĂ« rast tĂ« ndryshimit tĂ« pronĂ«sisĂ«, do t’ia paguante palĂ«s ruse pjesĂ«n e saj.

Shfaqen edhe blerës të tjerë të mundshëm

Pikërisht kur pritej finalizimi i marrëveshjes me MOL-in, u shfaqën edhe dy blerës të tjerë të interesuar.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është marrë më parë me industrinë e naftës.

I pari Ă«shtĂ« Ranko Mimoviq, pronar i kompanisĂ« “Senator dva”, pak i njohur pĂ«r publikun. Ai thotĂ« se pĂ«r pjesĂ«n shumicĂ« tĂ« NIS-it ka ofruar dy miliardĂ« euro.

Mimoviq pretendon se i ka përmbushur kërkesat e OFAC-ut dhe se gjithë dokumentacionin e nevojshëm ia ka dorëzuar si OFAC-ut, ashtu edhe NIS-it.

Ai ka ofruar dy miliardë euro, duke thënë se ka kapital të vetin në banka dhe kontakte të mira me fonde dhe banka. Mimoviq po ashtu ka deklaruar se nuk do ta mbyllte rafinerinë e NIS-it në Pançevë.

Kompania “Senator Dva” Ă«shtĂ« themeluar nĂ« Serbi nĂ« mesin e vitit tĂ« kaluar dhe pĂ«r aktivitetin e saj nuk ka shumĂ« informacione publike.

Mimoviq më herët është prezantuar në publik si biznesmen me një sërë kompanish në Serbi dhe rajon, shumë prej të cilave janë mbyllur. Aktiviteti i tij biznesor në Slloveni është shoqëruar me dyshime për mashtrime dhe pastrim parash.

Blerësi i dytë i interesuar është biznesmeni dhe politikani i njohur, Bogolub Kariq.

Kariq, i cili Ă«shtĂ« kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« IndustrialistĂ«ve dhe SipĂ«rmarrĂ«sve tĂ« SerbisĂ«, pretendon se anĂ«tarĂ«t e kĂ«saj shoqate janĂ« tĂ« gatshĂ«m ta blejnĂ« NIS-in me njĂ« çmim “qĂ« nuk refuzohet”.

Perandoria familjare e Kariqëve i kalon kufijtë e Serbisë. Në Bjellorusi, ata arritën majat e industrisë së pasurive të paluajtshme dhe fituan shuma të mëdha, sipas raporteve të kompanisë.

Kompania e tyre ishte nën sanksione amerikane për shkak të, siç u tha, aktiviteteve të saj në Bjellorusi dhe lidhjeve me udhëheqësin autoritar Aleksandar Lukashenka, ndërsa Bogolub Kariq është sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Kompania “Dana Holdings” ka pretenduar se gjatĂ« gjithĂ« viteve tĂ« veprimtarisĂ« nĂ« Bjellorusi nuk Ă«shtĂ« marrĂ« kurrĂ« me asnjĂ« punĂ« me shtetin bjellorus, ndĂ«rsa Bogolub Kariq ka thĂ«nĂ« se nuk ka bazĂ« pĂ«r sanksione ndaj tij.

GjatĂ« viteve ’90, Kariq mbĂ«shteti regjimin e Sllobodan Millosheviqit, ndĂ«rsa nĂ« fund tĂ« viteve ’90 ishte pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r ministĂ«r pa portofol nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ«.

Vuçiq e hodhi poshtë ofertën e pretenduar të Mimoviqit për blerjen e NIS-it.

“KurrĂ« nĂ« jetĂ« nuk Ă«shtĂ« marrĂ« me kĂ«tĂ« punĂ« dhe tani do ta blejĂ« ai? Pyetet, besoj, edhe Serbia. Ja, nuk mund ta blesh”, u tha Vuçiq gazetarĂ«ve mĂ« 7 maj.

Kur u pĂ«rmend Kariq, Vuçiq tha se “mĂ« vjen mirĂ« qĂ« tani i kemi dy veta me nga dy miliardĂ« euro, shpresoj se do tĂ« investojnĂ« nĂ« Serbi”.

“Serbia do t’i jepte 2.2 miliardĂ« euro, por kemi qenĂ« korrektĂ« ndaj palĂ«s ruse”, tha Vuçiq.

Cilat janë të drejtat e Serbisë?

Marrëveshja për shitjen dhe blerjen e aksioneve të NIS-it mes Serbisë dhe Gazprom-it parasheh që asnjëra palë të mos shesë ose transferojë pronësinë te një palë e tretë pa ia ofruar më parë palës tjetër mundësinë e blerjes.

Marrëveshja parasheh po ashtu që, përveç nëse është përcaktuar ndryshe, asnjë e drejtë apo detyrim nuk mund të transferohet pa pëlqimin paraprak me shkrim të palës tjetër.

Serbia, si hisedare më e vogël, sipas marrëveshjes, ka të drejtë vote për ndryshimet në statusin e kompanisë dhe për disponimin me pasurinë.

Kjo e drejtë ekziston për aq kohë sa Serbia zotëron të paktën 10 për qind të aksioneve në kapitalin aksionar të NIS-it.

Gazprom-i është zotuar se rafineria e NIS-it nuk do ta ndërpresë punën dhe se sasia e përpunimit të naftës së papërpunuar në NIS mund ta plotësojë kërkesën e tregut vendas për produktet bazë të naftës.

Serbia në vitin 2008 ia shiti Gazprom-it rus 51 për qind të NIS-it për 400 milionë euro, pa tender, me detyrimin që pala ruse të investojë në këtë kompani të paktën 500 milionë euro deri në vitin 2012, si dhe të ndërtohet një gazsjellës përmes Serbisë.

Struktura pronësore e NIS-it është ndryshuar disa herë, por kompania vazhdon të jetë në pronësi shumicë ruse, me 56.15 për qind.

NIS-i është kompania e vetme në Serbi që nxjerr dhe përpunon naftë, nga e cila varet edhe funksionimi i rafinerisë së saj./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco