Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit shtetas i Serbisë për katër ditë?

Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit shtetas i Serbisë për katër ditë?

12:54, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jakub Zakriyev, nipi i presidentit tĂ« ÇeçenisĂ«, Ramzan Kadyrov, ishte shtetas i SerbisĂ« vetĂ«m katĂ«r ditĂ«.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse iu dha shtetësia dhe më pas iu hoq nipit të liderit të republikës ruse dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Zakriyev ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përfshirjes në institucionet ruse.

NĂ«n sanksione nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian Ă«shtĂ« edhe lideri i ÇeçenisĂ«, Ramzan Kadyrov, i cili prej vitesh pĂ«rballet me akuza pĂ«r shkelje tĂ« rĂ«nda tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut, pĂ«rfshirĂ« rrĂ«mbime, tortura, vrasje dhe pĂ«rndjekje tĂ« komunitetit LGBT.

Vendimin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« shtetĂ«sinĂ« nipit tĂ« tij e nĂ«nshkroi mĂ« 24 prill kryeministri i SerbisĂ«, Gjuro Macut.

“Kjo nuk mund tĂ« shpjegohet me politikĂ« racionale”, thotĂ« ish-diplomati serb, Sreqko Gjukiq.

“ËshtĂ« interes personal, shlyerje borxhi ndaj RusisĂ« dhe Kadirovit”, shton ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Macut, katër ditë pas vendimit për dhënien e shtetësisë, nënshkroi edhe vendimin për shfuqizimin e saj.

Për veprimin e fundit, Qeveria serbe iu referua Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

NĂ« kĂ«tĂ« ligj thuhet se vendimi mund tĂ« shfuqizohet “pĂ«r tĂ« eliminuar njĂ« rrezik tĂ« rĂ«ndĂ« dhe tĂ« menjĂ«hershĂ«m pĂ«r jetĂ«n dhe shĂ«ndetin e njerĂ«zve, sigurinĂ« publike, rendin dhe qetĂ«sinĂ« publike, ose pĂ«r tĂ« shmangur çrregullimet nĂ« ekonomi”.

Gjukiq vlerëson se Serbia e tërhoqi vendimin për shtetësinë për shkak të paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian.

“ËshtĂ« e qartĂ« se kĂ«rkohet qĂ« Serbia tĂ« ndĂ«rpresĂ« praktikĂ«n e dhĂ«nies sĂ« shtetĂ«sive, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Bashkimi Evropian tĂ« mos vendosĂ« masa tĂ« caktuara”, thotĂ« ai.

Në BE nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar vendimin për dhënien dhe më pas heqjen e shtetësisë së nipit të liderit çeçen.

Serbia, edhe nĂ« vitet e kaluara, ka dhĂ«nĂ« shtetĂ«si pĂ«rmes njĂ« procedure tĂ« veçantĂ«, sipas sĂ« cilĂ«s shtetasit e vendeve tĂ« tjera mund ta fitojnĂ« atĂ« nĂ«se njĂ« gjĂ« e tillĂ« paraqet “interes pĂ«r SerbinĂ«â€.

Më shumë se 150 rusë, pas pushtimit të Ukrainës, kanë marrë shtetësinë serbe.

Bashkimi Evropian, në raportin për vitin 2025, ka paralajmëruar Beogradin se kjo përbën rrezik potencial sigurie për BE-në, pasi shtetasit rusë, në këtë mënyrë, fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në BE.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, Serbia mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve kundër këtij vendi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kush është Jakub Zakriyev?

Ibrahim Zakriyev, i njohur edhe si Jakub, u bë një nga kryebashkiakët më të rinj në Rusi - në moshën 27-vjeçare.

NĂ« vitin 2018, ai u emĂ«rua kryebashkiak i Groznit - kryeqytetit tĂ« ÇeçenisĂ«.

NĂ« shkurt tĂ« vitit 2020, ai mori detyrĂ«n e shefit tĂ« administratĂ«s sĂ« presidentit dhe QeverisĂ« sĂ« ÇeçenisĂ«, dhe mĂ« pas u bĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe ministĂ«r i BujqĂ«sisĂ«.

Zakriyev u emërua edhe drejtor i degës ruse të kompanisë franceze Danone, pasi Rusia e konfiskoi atë.

Menjëherë pas transferimit të pronësisë, Danone në Rusi u riemërua në shoqërinë aksionare H&N (Health & Nutrition).

Në mars të vitit 2024, Putin e anuloi nacionalizimin e Danone-s, ndërsa mediat ruse raportuan se ishte arritur marrëveshje për shitjen e saj te persona privatë.

Sipas raportimeve, pronësia duhej të ndahej 50:50 mes nipit të Kadyrovit dhe kompanisë Vamin nga Tatarstani.

Në maj të vitit 2024, shitja e degës ruse të Danone-s përfundoi dhe ajo i kaloi kompanisë Vamin.

Sipas një deklarate tĂ« vitit 2023 nga Departamenti amerikan i Shtetit, Zakriyev gjendet nĂ« listĂ«n e sanksioneve pĂ«r shkak tĂ« lidhjeve me familjen e Ramzan Kadyrovit, si dhe pĂ«r faktin se ka qenĂ« “drejtues i degĂ«s ruse tĂ« njĂ« kompanie evropiane, pasi Federata Ruse i konfiskoi asetet e saj”.

DhĂ«nia e shtetĂ«sisĂ«, “jotransparente”

PĂ«r ish-diplomatin Gjukiq, dhĂ«nia e shtetĂ«sisĂ« nĂ« Serbi Ă«shtĂ« jotransparente dhe ngre “shumĂ« pyetje dhe dyshime”.

Gjukiq thekson se në shumicën e rasteve, është e paqartë se çfarë interesi ka Serbia në dhënien e shtetësisë qytetarëve rusë, pasi autoritetet nuk i shpjegojnë publikisht vendimet e tilla.

NĂ« kĂ«tĂ« rast specifik, ai beson se Serbia, “nĂ« parim”, nuk kishte interes t’i jepte shtetĂ«sinĂ« Zakriyevit.

Por, shton se kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Serbia i jep shtetĂ«si “njĂ« qytetari rus nĂ«n sanksione, ose dikujt nga rrethi i tij i ngushtĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«n sanksione”.

Kush mori shtetësinë serbe?

Së paku katër qytetarë rusë morën shtetësinë serbe edhe pse ishin nën sanksione nga Britania e Madhe dhe Kanadaja në atë kohë, raportoi rrjeti hulumtues BIRN, në vitin 2025.

AtĂ« vit, Radio Evropa e LirĂ« raportoi se shtetĂ«sia serbe iu dha edhe Iman Sumajdovna KhalidovĂ«s, e cila, sipas tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nave, Ă«shtĂ« vajza e Sumajdov Khalidovit - sipĂ«rmarrĂ«s dhe atlet nga Çeçenia.

Në maj të vitit 2023, edhe vetë Khalidov mori shtetësinë serbe përmes një procedure të veçantë.

Në fillim të gushtit të vitit 2022, biznesmeni rus, Oleg Cherepanov, mori pasaportën serbe, dhe në fund të korrikut, Arkady Mutavchi, ish-drejtor ekzekutiv i një furnizuesi për Departamentin e Menaxhimit të Pronave të Kremlinit, mori gjithashtu pasaportën serbe.

Numri i shtetësive të dhëna nga Qeveria e Serbisë u rrit ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 2022, dhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe njerëzve të afërt me Kremlinin.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015, midis pesë dhe 13 personave iu dha shtetësia serbe brenda një viti, ndërsa viti i parë i luftës në Ukrainë solli një numër rekord vendimesh për dhënien e shtetësisë: 64.

Që atëherë, më shumë se 150 shtetësi serbe iu dhanë vetëm qytetarëve rusë.

Paralajmërimet nga Brukseli

Bashkimi Evropian paralajmëroi disa herë kundër praktikës së dhënies së pasaportave serbe qytetarëve rusë.

Raporti i fundit i zgjerimit i vitit 2025 vlerĂ«soi se politika e vizave e SerbisĂ« nuk Ă«shtĂ« plotĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje me atĂ« tĂ« Bashkimit Evropian dhe se dhĂ«nia e pasaportave qytetarĂ«ve rusĂ« Ă«shtĂ« “shkak pĂ«r shqetĂ«sim”.

“Duhet tĂ« zbatohen kontrolle tĂ« rrepta sigurie kur u jepet shtetĂ«sia serbe qytetarĂ«ve rusĂ«, pasi mbajtĂ«sit e pasaportave serbe pĂ«rfitojnĂ« nga udhĂ«timi pa viza nĂ« BE”, u tha nĂ« raport.

Në këtë kontekst, BE-ja i bëri disa rekomandime Serbisë që të përafrohej më tej me politikën e vizave të BE-së.

MarrĂ«dhĂ«niet Çeçeni-Serbi

Zyrtarët çeçenë kanë vizituar Serbinë disa herë në vitet e fundit.

Dzhambulat Umarov, ish-zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i republikĂ«s ruse tĂ« ÇeçenisĂ« dhe ministĂ«r i Informacionit, prezantoi librin e tij nĂ« vitin 2023 nĂ« qendrĂ«n ruse pĂ«r shkencĂ« dhe kulturĂ« nĂ« Beograd, e njohur si ShtĂ«pia ruse.

Umarov është bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov.

NĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, pĂ«rfaqĂ«suesi i kreut tĂ« ÇeçenisĂ« nĂ« vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, vizitoi SerbinĂ«, ku u takua edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Daudov shkroi atëkohë në faqen e tij në Instagram se ia përcolli përshëndetjet e Kadyrovit Vuçiqit dhe gjithë popullit serb.

Ai tha se “marrĂ«dhĂ«niet vĂ«llazĂ«rore shekullore midis RusisĂ« dhe SerbisĂ« kanĂ« demonstruar edhe njĂ« herĂ« forcĂ«n e tyre”.

NĂ« pĂ«rgjigje, Vuçiq deklaroi se populli rus Ă«shtĂ« vĂ«llazĂ«ror ndaj serbĂ«ve dhe se kĂ«to marrĂ«dhĂ«nie “nuk mund tĂ« shkatĂ«rrohen nĂ«n asnjĂ« presion”.

Në atë kohë nuk dihej se cili ishte qëllimi kryesor i takimit dhe tema e bisedës së dy politikanëve.

NĂ« janar tĂ« atij viti, njĂ« delegacion nga Serbia vizitoi ÇeçeninĂ« dhe vendet vendosĂ«n tĂ« bashkĂ«punonin nĂ« boks.

Sipas njĂ« deklarate nga Federata Serbe e Boksit, Kadyrov kishte ndĂ«rmend tĂ« organizonte stĂ«rvitje pĂ«r ekipet kombĂ«tare serbe dhe ruse nĂ« Grozni dhe tĂ« zhvillonte mĂ« tej marrĂ«dhĂ«niet me Beogradin “pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tĂ« dyja vendeve”.

Në vitin 2021 u përmend publikisht edhe një iniciativë për të themeluar një shkollë fetare në Novi Pazar, në Serbinë jugperëndimore, e cila do të merrte emrin e Ahmad Kadyrovit, babait të ndjerë të udhëheqësit çeçen.

Por, tash për tash, nuk ka informacione zyrtare në lidhje me zbatimin e kësaj iniciative./ REL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco