Greqi/ Të burgosurit përplasen me njëri-tjetrin në burgun e Nigritës, humbin jetën dy prej tyre

Greqi/ Të burgosurit përplasen me njëri-tjetrin në burgun e Nigritës, humbin jetën dy prej tyre

08:40, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i rëndë ka ndodhur në burgun e Nigritës në Greqi, ku një i burgosur palestinez dhe një i burgosur nga Iraku humbën jetën pas një përleshje të dhunshme mes dhjetëra të burgosurve.

Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, një nga viktimat vdiq në vendngjarje, ndërsa i dyti u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Incidenti ndodhi mesditën e djeshme në qelitë disiplinore të burgut, ku afërsisht dhjetë të burgosur ishin të përfshirë.

Menjëherë pas shpërthimit të sherrit, oficerët e burgut ndërhynë për të parandaluar sherrin dhe për të ndihmuar të lënduarit.

Për momentin, nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me shkaqet e përplasjes dhe natyrën e marrëdhënieve mes të burgosurve të përfshirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco