Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ndodhi mëmgjesin e kësaj të shtune në një zonë detare pranë brigjeve të Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 21 kilometra në jug-jugperëndim të Goudouras, Lassithi, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 12.5 kilometra.
Tërmeti i mëngjesit të sotëm vjen pas atij të mëngjesit të së premtes me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter që sipas Gerasimos Chouliaras ishte kryesori.
Lëkundjet pasuese në 24 orët e fundit arritën një magnitudë prej 5 ballë në shkallën Rihter dhe sekuenca duket normale, megjithatë fenomeni po monitorohet pasi kjo është një zonë që ka pasur tërmete të mëdha në të kaluarën, deklaroi Gerasimos Chouliaras.
© SYRI.net