Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Tentativa për ta djegur sinagogën në Shkup, ambasadorja izraelite: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Tentativa për ta djegur sinagogën në Shkup, ambasadorja izraelite: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

20:53, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadorja e Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, ka publikuar pamje ku sipas saj, tregojnë një përpjekje për t’ia vënë flakën sinagogës në Shkup.

Ajo ka shpërndarë  video të rastit në rrjetin social X ku shihen dy persona të dyshuar se kanë tentuar të ja vejnë flakën sinagogës, transmeton Klankosova.tv.

“Një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, i pari që nga viti 1945, godet vetë vlerat e bashkëjetesës që komuniteti hebre i vlerëson. Unë mbështes komunitetin dhe u bëj thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar ambasadorja.

Në reagimin e saj, ambasadorja Eisen e ka cilësuar ngjarjen si një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bëhet fjalë për rastin e parë të këtij lloji, që nga viti 1945.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco