Grevë e transportuesve/ Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

Grevë e transportuesve/ Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

12:22, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se, sipas njoftimit nga autoritetet doganore të Mali i Zi, gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë  dhe Serbi

Si pasojë, pritet bllokim i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

Gjatë kësaj periudhe përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.

Afati i zbatimit do të jetë 14-16 prill 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco