'Ligji për gjuhët është i qartë' Studentët shqiptarë në protestë në Shkup: Mos mohoni të drejtën tonë

13:07, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me pankarta në duar të shumtë janë studentët shqiptarë që po protestojnë pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

“Ligji për gjuhët është I qartë’ ‘Mos mohoni të drejtën e fituar’ ‘ Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet’, ‘Dorëheqje’ janë disa nga mesazhet e shkruara në panakrtat e studentëve.

Protesta nisi me marsh nga Ura e Gurit në Shkup dhe po marshojnë drejt ministrisë së Drejtësisë.

385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore

'Ligji për gjuhët është i qartë' Studentët shqiptarë në protestë në Shkup: Mos mohoni të drejtën tonë.

Lexo dhe: 'Gjuha shqipe nuk negociohet'/ Studentët shqiptarë në protestë, kërkojnë barazi - Rustemi: Na mohohet e drejta kushtetuese

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco