Kallas: Jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas: Jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë

16:44, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas,deklaron se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti.

Ajo vlerësoi marrëveshjen e arritur për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt si një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në X, Kallas theksoi se kjo shënon një  moment të ri për dialogun Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco