Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Greqia i vjen në ndihmë Bullgarisë, dërgon raketa Patriot për mbrojtje antibalistike

Greqia i vjen në ndihmë Bullgarisë, dërgon raketa Patriot për mbrojtje antibalistike

12:14, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Greqia do të ndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani.

Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov.

Sipas vendimit të qeverisë greke, një bateri raketash Patriot do të zhvendoset në Greqinë veriore për të ofruar mbrojtje antibalistike për Bullgarinë. Gjithashtu, dy avionë luftarakë F-16 do të vendosen në një bazë ajrore në veri të vendit për të forcuar mbrojtjen ajrore të rajonit.

Dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore greke do të dërgohen në qendrën operative të ushtrisë bullgare në Sofje, ndërsa Dendias pritet të vizitojë gjithashtu Bullgarinë për bisedime me homologun e tij.

Masat lidhen me zhvillimet e fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Athina thekson gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco