Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin penitenciar grek: një i burgosur u vra brenda dje (15 shkurt) zyrës së drejtorit të Burgut të Domokosit, 35 km larg Lamias, në rrethana që ngrenë shumë pikëpyetje për sigurinë.
Në qendër të ngjarjes janë tre të dënuar: një shtetas bullgar I dënuar me burgim të përjetshëm, një i dënuar nga Zakynthos dhe shqiptari Alket Rizai, i cili sipas raportimeve ishte i pranishëm në momentin e vrasjes, shkruajnë mediat greke
Si ndodhi ngjarja?
Sipas dëshmive paraprake, i dënuari nga Zakynthos hyri në zyrën e drejtorit i armatosur me një pistoletë me qëllim për ta vrarë. Brenda zyrës ndodhej edhe i burgosuri bullgar, i cili I mori armën dhe më pas e qëlloi dy herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për faktin se të tre të dënuarit, në momentin e ngjarjes, duhej të ndodheshin në qelitë e tyre. Ndërkojë që pikëpyetje e madhe është dhe si një i burgosur me burgim të përjetshëm arriti të lëvizë i armatosur brenda ambienteve të burgut dhe të hyjë në zyrat administrative.
Çfarë po heton policia?
Vrasja po hetohet nga policia e Lamias. Në vendngjarje u gjetën dy plumba në kokën e viktimës dhe një tjetër në mur.
Sipas burimeve policore, viktima kishte armën me vete, por para se të qëllonte, nisi një debat verbal me drejtorin. Hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur një përplasje paraprake.
Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale. Po ashtu, do të analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse ka pasur persona të tjerë me rol ndihmës.
I dënuari bullgar është paraqitur në prokurori nën masa të rrepta sigurie dhe ndaj tij është ngritur akuzë për vrasje.
Ngjarja ka nxjerrë në pah problematika serioze:
Si siguroi arma hyrjen në burg?
Si lëvizën të burgosurit jashtë qelive gjatë orarit të mbylljes?
A ka pasur bashkëpunim nga brenda?
Rasti konsiderohet një nga ngjarjet më të pazakonta në historinë e burgjeve greke.
© SYRI.net