Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

I burgosuri tenton vrasjen e kryerojës, ndërhyn i burgosuri tjetër duke e vrarë me armë/ Në zyrë dhe Alket Rizai

I burgosuri tenton vrasjen e kryerojës, ndërhyn i burgosuri tjetër duke e vrarë me armë/ Në zyrë dhe Alket Rizai

22:25, 15/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Skena të denja për një film “Far Ëest” janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në ambientet e burgut të Burgjet e Domokos, ku një i burgosur humbi jetën pasi tentoi të vriste krye-rojen e turnit.

Sipas informacioneve, ngjarja nisi kur një i dënuar me burgim të përjetshëm iu drejtua zyrës së krye-rojes me qëllim eliminimin e tij.

Në zyrë, përveç krye-rojes, ndodheshin edhe një i burgosur me origjinë bullgare si dhe shqiptari Alket Rizai.

Burime bëjnë me dije se i burgosuri bullgar reagoi për të mbrojtur krye-rojen. Në rrethana ende të paqarta, ai ka pasur në dorë një armë zjarri, me të cilën qëlloi ndaj të dënuarit që kërcënoi jetën e zyrtarit të burgut, duke e lënë të vdekur në vend.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar se si arma e zjarrit përfundoi brenda ambienteve të institucionit penitenciar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco