Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Fermerët bllokojnë aksin Kakavijë–Janinë për tre orë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjenca, ja oraret

Fermerët bllokojnë aksin Kakavijë–Janinë për tre orë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjenca, ja oraret

12:08, 06/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia Kufitare Kakavijë, e cila nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke.

Duke kërkuar nga qytetarët planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës, Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë-Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco