Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

E rëndë në Greqi: Burri gjendet i djegur dhe i prangosur në makinë

E rëndë në Greqi: Burri gjendet i djegur dhe i prangosur në makinë

19:10, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të premteje, kur një burrë u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.

Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e vjedhur dhe kishte targa të falsifikuara, ndërsa trupi i viktimës kishte qëndruar aty për dy ditë pa u vënë re. Trupi u zbulua nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, i njohur si ‘FBI greke’. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e vrasjes dhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

Hetimi vazhdon, ndërsa policia po përpiqet të identifikojë autorët dhe motivet e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco