Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.
Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë.
Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit, përcjell A2.
âKĂ«to ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartĂ« se me kĂ«tĂ« pushtet, gjithçka do tĂ« jetĂ« nĂ« duart e VMRO-DPMNE-sĂ« dhe VLEN-it - nga kanalizimi deri tek integrimi evropian. Mendoj se pasi tĂ« kalojĂ« kjo eufori, ata do tĂ« pĂ«rballen me presione tĂ« drejtpĂ«rdrejta, sepse gjithçka duhet tĂ« zgjidhet prej tyreâ, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« gazetari dhe analisti politik, Nazim Rashidi.
Ai thekson se partitĂ« nuk duhet ta shohin kĂ«tĂ« vetĂ«m si ârezultat tĂ« mirĂ« pĂ«r toâ, por duhet tĂ« mendojnĂ« edhe pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« shtesĂ«.
âTani, gjithçka do tĂ« varet nga veprimet e tyreâ, thotĂ« Rashidi.
Nga 65 vendet e kryetarëve të komunave të fituara nga këto dy parti, 55 i takojnë VMRO-DPMNE-së, ndërsa 10 VLEN-it.
Dominimi është parë tashmë, por a është nxjerrë mësimi?
Edhe pse zgjedhjet lokale e rritën dominimin e një partie në politikën maqedonase, ky nuk është ndonjë ndryshim i paparë më herët, thotë analisti dhe drejtori i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhalovski.
VMRO-DPMNE, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme kur kishte 42 kryetarë komunash, tani ka edhe 13 më shumë.
Kërzhalovski kujton se edhe para dy cikleve zgjedhore, vendi kishte një përvojë të ngjashme.
Në vitin 2017, partia atëherë në pushtet, LSDM, fitoi 57 kryetarë komunash, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm pesë.
âGjĂ«rat ndryshojnĂ«, veçanĂ«risht te ne shumĂ« mĂ« shpejt sesa mendojnĂ« tĂ« gjithĂ«. Prandaj, besoj se ky mĂ«sim Ă«shtĂ« nxjerrĂ« dhe tani do tĂ« veprohet mĂ« me kujdesâ, thotĂ« KĂ«rzhalovski pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas shpalljes së fitores së thellë në rundin e dytë, paralajmëroi për kujdes.
âĂdo zgjedhje Ă«shtĂ« njĂ« mesazh, dhe kĂ«to zgjedhje janĂ« mesazh edhe pĂ«r ne: tĂ« mos e teprojmĂ« me fitoren, por tĂ« veprojmĂ« me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« qĂ« na dhanĂ« qytetarĂ«t dhe ta justifikojmĂ« atĂ«. TĂ« ndryshojmĂ« dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemiâ, tha Mickoski natĂ«n e 2 nĂ«ntorit.
Si tĂ« âkthehenâ LSDM-ja dhe BDI-ja?
NdĂ«rsa partitĂ« nĂ« pushtet tani e kanĂ« fuqinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« nĂ« tĂ« gjitha nivelet, opozita - Lidhja Social-Demokrate e MaqedonisĂ« dhe Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim - duhet ta kthejĂ« vĂ«mendjen te vetja pĂ«r tâu rikthyer si aktorĂ« politikĂ« pas humbjes nĂ« zgjedhjet lokale.
âSigurisht, edhe ata vetĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ« diçka pĂ«r tâu rikthyer nĂ« njĂ« situatĂ« konkurruese... Ndoshta njĂ« rishqyrtim i tĂ« gjithave qĂ« ndodhĂ«n nĂ« periudhĂ«n e kaluar - nga MarrĂ«veshja e PrespĂ«s, MarrĂ«veshja me BullgarinĂ« dhe propozimi francez - pĂ«r tĂ« parĂ« se sa ndikuan nĂ« kĂ«tĂ« rezultat tĂ« zgjedhjeve lokale, por edhe nĂ« ato parlamentare, vitin e kaluarâ, thotĂ« KĂ«rzhalovski, duke aluduar te LSDM-ja.
Por, edhe BDI-ja, sipas tij, është parti socialdemokrate sipas ideologjisë së saj, ndaj të dyja partitë duhet të rishikojnë nëse dhe si duan të rikthehen te socialdemokracia.
âSigurisht, duhet tĂ« dĂ«gjojnĂ« zĂ«rin e qytetarĂ«ve dhe ta reflektojnĂ« atĂ« nĂ« strukturat e tyre partiake, tĂ« kenĂ« hapje dhe demokraci tĂ« brendshmeâ, sipas KĂ«rzhalovskit.
Rashidi, nga ana tjetër, vë në dukje se të dyja partitë janë në pozita të ndryshme, por rezultatet janë një sinjal alarmi për secilën - jo vetëm për vendimet kadrovike, por edhe për politikat që ndjekin, duke marrë parasysh ndryshimet e gjeneratave në skenë.
Socialdemokratët, siç thotë ai, ndoshta janë në një konsolidim të caktuar, pasi vetë theksojnë se kanë drejtues relativisht të rinj. Por, pavarësisht nga kjo, ata duhet të përballen me rezultatet dhe të shohin se ku kanë gabuar.
âPĂ«r BDI-nĂ«, ky duhet tĂ« jetĂ« njĂ« moment i vĂ«rtetĂ« pĂ«r njĂ« analizĂ« seriozeâ, thotĂ« Rashidi.
Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Venko Filipçe dhe Ali Ahmeti, paralajmëruan ndryshime kadrovike.
Filipçe, edhe pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku partia e tij fitoi vetëm në gjashtë komuna, ishte i qartë se nuk do të japë dorëheqje, por theksoi se rezultatet janë një mesazh për drejtimin në të cilin do të lëvizë partia.
NĂ« mesin e socialdemokratĂ«ve, dorĂ«heqje ka dhĂ«nĂ« tashmĂ« njĂ« nga nĂ«nkryetarĂ«t, Ana Ăupecska, ndĂ«rsa mĂ« parĂ« u tĂ«rhoq edhe Gjorgji Galetanovski nga pozita e kreut tĂ« organizatĂ«s sĂ« qytetit tĂ« Shkupit, ku partia nuk arriti tĂ« hynte as nĂ« rundin e dytĂ« nĂ« garĂ«n pĂ«r kryetar tĂ« kryeqytetit.
Në BDI, aktualisht, nuk ka dorëheqje.
Ahmeti, në fjalimin e tij, theksoi se rezultatet janë një thirrje për forcimin e partisë.
BDI, që në këto zgjedhje udhëhoqi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim, fitoi vetëm katër kryetarë komunash.
Zgjedhjet lokale më 19 tetor dhe rundi i dytë më 2 nëntor ishin të tetat pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, më 1991.
Ato u mbajtën më pak se dy vjet pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat VMRO-DPMNE-ja, pas shtatë vjetësh në opozitë, u rikthye në pushtet qendror, duke bërë koalicion me VLEN-in dhe ZNAM-in dhe duke çuar në opozitë LSDM-në, por edhe BDI-në, që ishte në pushtet rreth dy dekada./ REL (A2 Televizion)
Â
© SYRI.net