Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Politikani malazez: Vuçiç po i 'qëron' hesapet me Turqinë përmes Malit të Zi

Politikani malazez: Vuçiç po i 'qëron' hesapet me Turqinë përmes Malit të Zi

11:39, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi (SDP) dhe një nga drejtuesit e Bashkimit Evropian, Ivan Vujoviç, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po përpiqet të shkaktojë tensione në Mal të Zi për të mbuluar problemet e tij të brendshme politike.

Në një postim në rrjetin social X, Vujoviç ka thënë se Vuçiç “po i qëron hesapet me Turqinë përmes Malit të Zi pas njoftimit për dërgimin e dronëve në Kosovë”, duke iu referuar zhvillimeve të fundit që lidhen me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës.

“Vuçiçi po digjet në Serbi, kështu që ka nevojë urgjente për pak kaos në Mal të Zi. Dhe gjithmonë ka një shërbëtor të gatshëm – politikën, median, inteligjencën, paraushtarakët dhe robotët që i ka instaluar në të gjithë vendin, nën sundimin e të ashtuquajturve çlirimtarë,” shkroi Vujoviç, sipas gazetës Vijesti.

Ai akuzoi strukturat e afërta me Vuçiçin për nxitje të urrejtjes ndërmjet kombeve dhe feve të ndryshme, duke e cilësuar këtë si “specializim të tyre politik”. Sipas tij, presidenti serb po përpiqet ta përdorë Malin e Zi si mjet për të devijuar vëmendjen nga pakënaqësitë e qytetarëve në Serbi dhe për të treguar para komunitetit ndërkombëtar se Mali i Zi është një vend i paqëndrueshëm, gjë që do të pengonte procesin e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vujoviq gjithashtu kritikoi ashpër pjesë të qeverisë malazeze, duke thënë se ajo “proteston kundër vetes” dhe lejon manipulime me të dhëna për të nxitur urrejtje ndaj qytetarëve të huaj, veçanërisht turqve.

“Mali i Zi duhet të mbrojë gjënë më të shenjtë – paqen, bashkëjetesën, harmoninë multietnike dhe sigurinë e qytetarëve të tij dhe të të gjithë atyre që vijnë për të jetuar dhe punuar këtu me respekt ndaj ligjit,” përfundoi Vujoviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco