Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Fejzi Hajdari: Ali Ahmeti kërkoi shpëtim nga Rama, votuesit i treguan se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI

Fejzi Hajdari: Ali Ahmeti kërkoi shpëtim nga Rama, votuesit i treguan se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI

20:43, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti politolog në Maqedoninë e Veriut, Fejzi Hajdari, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Syri TV, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni, duke theksuar se shqiptarët i dhanë një mesazh të qartë politikës së vjetër.

“Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ia dhanë atë përgjigjen e merituar jo vetëm Edi Ramës, por edhe Ali Ahmetit,” tha Hajdari. Sipas tij, beteja kryesore për Ahmetin ishte në Çair, një nga komunat me shumicë shqiptare në Shkup, ku rezultati shënoi një goditje simbolike për BDI-në.

“Ky ishte mesazhi i fundit për Ali Ahmetin, se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI-së, në Çair. Kjo ishte gjithashtu përgjigjja për ata që u mblodhën në Tiranë dhe për ata këtu që shkuan për t’u bashkangjitur,” shtoi Hajdari.

Ai akuzoi Ahmetin se kërkoi shpëtim politik tek Edi Rama dhe bashkëmendimtarët e tij në Prishtinë, duke përfshirë edhe mediat që sponsorizohen nga burime të dyshimta. “Ata tentojnë të paraqesin kryeministrin Kurti dhe koalicionin VLEN si subjekte politike të nënshtruara ndaj serbëve në Kosovë dhe maqedonasve në Maqedoni. Por vota e qytetarëve shqiptarë tregoi diçka krejtësisht tjetër,” përfundoi Hajdari.

Hajdari:

Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ia dhanë atë përgjigjen e merituar jo vetëm Edi Ramës, por edhe Ali Ahmetit. Betejën kryesore Ali Ahmeti e kishte këtu në Çair, në njërën nga komunat e Shkupit ku ka më së shumti shqiptarë, dhe aty ishte simbolika, por edhe njëherazi mesazhi i fundit për Ali Ahmetin se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI-së dikur, në Çair, dhe kjo ishte edhe përgjigjja për ata që u mblodhën në Tiranë dhe për ata këtu që shkuan për t’u bashkangjitur.

Ali Ahmeti kërkoi shpëtim nga Edi Rama dhe bashkëmendimtarët e tij, që janë opozita e Prishtinës dhe ato media që sponsorizohen nga kanale dhe para të dyshimta, dhe vazhdimisht tentojnë që kryeministrin Kurti dhe një parti të koalicionit VLEN t’i paraqesin si subjekte politike të cilat i janë nënshtruar atje në Kosovë serbëve dhe këtu në Maqedoni maqedonasve.

Por ja që vota e qytetarëve shqiptarë tregoi diçka krejtësisht tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco