Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

'Të bëhet burrë dhe të largohet'/ VLEN kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit pas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale

'Të bëhet burrë dhe të largohet'/ VLEN kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit pas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale

22:54, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koalicioni VLEN ka kërkuar dorëheqjen e Ali Ahmetit, kryetar i BDI-së dhe udhëheqës i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), pas rezultateve të zgjedhjeve lokale të së dielës në Maqedoninë e Veriut, ku VLEN shpalli fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare.

Në një konferencë për media, deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, u shpreh se shqiptarët i janë përgjigjur thirrjes për një “referendum politik” duke votuar masivisht për ndryshim. “AKI kërkoi që shqiptarët të dalin në referendum dhe ne iu përgjigjëm. Të gjithë shqiptarët votuan pa hezitim, mbështetën VLEN-in, dhe i dhanë përgjigjen Ali Ahmetit”, deklaroi Azizi.

Ai shtoi se pas këtij rezultati, udhëheqësi i BDI-së duhet të tërhiqet nga politika. “I bëj thirrje Ali Ahmetit: të bëhet burrë dhe të japë dorëheqje. Referendumin e bënë shqiptarët dhe VLEN-i ka fituar në të gjitha komunat shqiptare”, theksoi deputeti i VLEN-it.

Sipas rezultateve paraprake, VLEN ka arritur të sigurojë fitore në komunat kryesore shqiptare, ndërsa BDI ka pësuar një rënie të ndjeshme të mbështetjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco