Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

RMV/ AKI shpalli fitoren në Gostivar, Likovë dhe Çashkë, në dy komuna të tjera shkon në balotazh

RMV/ AKI shpalli fitoren në Gostivar, Likovë dhe Çashkë, në dy komuna të tjera shkon në balotazh

21:45, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitoren në komunën e Gostivarit, Likovës si dhe komunën e Çashkës.

Ai njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh, raporton Zhurnal.Mk.

“Në Gostivar kemi fitore bindëse me diferencë të thellë ku që sonte kryetar komune është Valbon Limani. Po ashtu edhe në Likovë fitues është Erkan Arifi me një diferencë 3 me 1″, theksoi Ademi.

Sipas tij, në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët Fatmir Dehari dhe Arsim Dalipi shkojnë në balotazh njëri me kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe tjetri me kandidatin e pavarur Mendi Qyra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco