Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

17:18, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së shtunës zonën turistike të Kamarit, në Santorini, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht në pishinën e një hoteli. Policia greke ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen: babain e fëmijës, menaxherin e hotelit dhe menaxherin e pishinës.

Sipas informacioneve zyrtare, personat e ndaluar janĂ«: babai i fĂ«mijĂ«s, 33 vjeç; menaxheri i hotelit, 38 vjeç; dhe menaxheri i pishinĂ«s, 37 vjeç. Ky i fundit rezulton se ndodhej nĂ« njĂ« pishinĂ« tjetĂ«r tĂ« kompleksit nĂ« momentin kur ndodhi aksidenti fatal – njĂ« fakt qĂ« po hetohet pĂ«r shkelje tĂ« protokolleve tĂ« sigurisĂ« dhe mungesĂ« tĂ« rojes sĂ« trajnuar.

Dyshohet për neglizhencë prindërore dhe mungesë sigurie

Burime nga policia greke bĂ«jnĂ« me dije se babai i 6-vjeçarit ishte futur nĂ« ujĂ« pĂ«r t’u larĂ« dhe mĂ« pas, kur doli, nuk e gjeti mĂ« fĂ«mijĂ«n pranĂ« vetes. Djali i vogĂ«l ishte fundosur nĂ« fundin e pishinĂ«s pa u vĂ«nĂ« re nga askush. Sipas urdhrit tĂ« prokurorit, u urdhĂ«rua arrestimi i babait pĂ«r tĂ« hetuar nĂ«se ka pasur mungesĂ« mbikĂ«qyrjeje apo neglizhencĂ« qĂ« çoi nĂ« tragjedinĂ«.

Hetimet po zgjerojnë fokusin edhe tek operacionet e hotelit, ku dyshohet për mungesë të masave të duhura të sigurisë në zonën e pishinës. Rregulloret kërkojnë që çdo pishinë hoteliere të mbikëqyret nga një person i certifikuar, por rezulton se nuk kishte një të tillë në vendngjarje në momentin kritik.

Fëmija u gjet nga një pushues

Skena tragjike u zbulua kur një nga pushuesit në pishinë ndjeu diçka në këmbë dhe kuptoi që kishte prekur trupin e pajetë të fëmijës. Menjëherë pas këtij momenti, në vend mbizotëroi paniku. Stafi i hotelit dhe disa kalimtarë bënë përpjekje të dëshpëruara për ta ringjallur, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke përdorur një defibrilator që ndodhej në vendngjarje.

Brenda shtatë minutash mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit mjekësor emergjent (EKAB), por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, fëmija u shpall i vdekur në spitalin e Thirës.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe institucionale për këtë ngjarje tragjike. Fokus i hetimeve janë standardet e sigurisë që duhet të zbatoheshin në ambientet e hotelit, si dhe roli i personelit të përfshirë. Nëse vërtetohen shkelje serioze, priten akuza penale për neglizhencë me pasojë vdekjen./Prothothema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco