Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, këkohet largimi i Ramës

SHBA-të shtyjnë me tetë ditë sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës

SHBA-të shtyjnë me tetë ditë sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës

20:46, 28/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të shtyjnë me tetë ditë zbatimin e sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore serbe të naftës, NIS (Industria e Naftës së Serbisë). Fillimisht, këto masa ishte parashikuar të hynin në fuqi më 1 tetor.

Drejtori i Përgjithshëm i NIS-it, Kiril Tjurdenjev, u ka garantuar punonjësve të kompanisë se janë siguruar furnizimet e nevojshme me naftë bruto për përpunim. Ai theksoi se kompania do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të zbutur pasojat për qytetarët dhe punonjësit.

Në përgatitje për situatën, NIS ka mobilizuar pikat e vogla të karburantit, rishitësit dhe shpërndarësit me shumicë. Megjithatë, pas skadimit të afatit të ri, pritet të kuptohet më qartë natyra dhe ndikimi i sanksioneve. Nëse nuk gjendet një zgjidhje, ekziston rreziku real që kompania energjetike serbe të përballet me falimentim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco