Tri plumba në zarf për aleatin e Vuçiç/ Rriten tensionet në Serbi, kërcënohet ministri i Brendshëm Daçiç (FOTO)

Tri plumba në zarf për aleatin e Vuçiç/ Rriten tensionet në Serbi, kërcënohet ministri i Brendshëm Daçiç (FOTO)

14:30, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe njëherazi zv/kryeministri i vendit Ivica Daçiç është kërcënuar përmes një zarfi që përmbante 3 plumba, dërguar në adresën e tij.

Sipas mediave në Serbi plumbat janë zbuluar gjatë kontrollit të zarfit përmes skanerit, ndërsa u vërtetua se dërgesa kishte mbërritur në adresën e Daçiç në datën 26 gusht.

Image

Sakaq, raportohet se policia identifikoi dhe gjeti personin që dorëzoi zarfin, dhe po punohet më tej për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Daçiç është një prej aleatëve politikë më të vjetër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa përgjatë muajve të fundit të karakterizuar nga protesta të dhunshme ministria e Brendshme e drejtuar nga ai ka qenë në qendër të kritikave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco