Kush qëndron mbrapa protestave në Serbi? Spahiu: Vuçiç s'mbajti premtimet, Perëndimit i ka humbur durimi

19:54, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Nexhmedin Spahiu komenton protestat që kanë përfshirë Serbinë ditët e fundit.

Spahiu thotë se protestat në Serbi janë të nxitura nga perëndimi pasi Vuçiç nuk mbajti premtimin për t’u larguar nga krahët e Moskës.

“Protestat janë të nxitura nga perëndimi për të hequr nga pushteti Aleksandër Vuçiç. Ky erdhi në pushtet nga perëndimi por nuk përmbushi premtimet e europianëve se do të hiqte dorë nga Rusia dhe do të kthehej krejtësisht drejt perëndimit. Por perëndimit i ka humbur durimi dhe ka nisur projektin që ta rrëzojë nga pushteti.”

Por nuk është vetëm perëndimi?

”Nuk është vetëm perëndimi që i bën presion Vuçiç por dhe Rusia. Politika serbe në 180 vitet e fundit ka lundruar mes Rusisë e Perëndimit, e kjo nuk është politikë që ndryshohet lehtë. Serbia ka qenë në fushë betejë mes lindjes e perëndimit” nënvizon Spahiu gjatë intervistës me gazetaren Armela Ferko. 

Serbia po përballet me protestat më të mëdha që prej përmbysjes së regjimit të Sllodoban Millosheviçit në vitin 2000.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco