Milorad Dodik, mandati i të cilit si President i Republika Srpska ka përfunduar zyrtarisht sipas vendimit përfundimtar të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të humbasë edhe pasaportën diplomatike.
Portali “Kliks” i Sarajevës publikoi një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BiH dërguar Zyrës së Presidentit të RS, ku theksohet se Dodik ka pesëmbëdhjetë ditë kohë për të kthyer pasaportën e tij diplomatike.
“Duke pasur parasysh se vendimi i KQZ-së së BiH-së i 6 gushtit përcaktoi përfundimin e mandatit të Milorad Dodik-ut, me anë të kësaj i bëjmë thirrje të emëruarit të kthejë pasaportën e tij diplomatike”, thuhet në letrën e MPJ-së.
Nëse Dodik nuk e dorëzon dokumentin brenda afatit të caktuar, Ministria e Jashtme ka paralajmëruar se do të njoftojë Policinë Kufitare si dhe rrjetin diplomatik e konsullor të BiH se pasaporta e tij është revokuar.
Ndërkohë, Dhoma e Apelit e Gjykatës së BiH hodhi poshtë ankesën e Dodikut kundër vendimit të KQZ-së, e cila më herët shpalli një vendim përfundimtar me një vit burgim dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur poste publike. Ky vendim çoi në heqjen e mandatit të tij për mosrespektim të urdhrave të Përfaqësuesit të Lartë.
Pas vendimit të Gjykatës, Dodik zyrtarisht nuk është më President i Republika Srpska.
© SYRI.net