Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Protestat në Serbi/ Studentët nisin grumbullimet, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd! VIDEO

Protestat në Serbi/ Studentët nisin grumbullimet, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd! VIDEO

20:34, 17/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në disa qytete të Serbisë, studentët dhe qytetarët kanë nisur të grumbullohen nëpër sheshe për të vijuar protestën kundër Vuçiç, sot në mbrëmje në ditën e pestë të saj.

Në Novi Sad protesta është thirrur në sheshin para rektoratit me moton “Po bien mbeturinat – populli sundon”, ndërsa banorët e Nishit po mblidhen për të nisur protestën në orën 21:00 te Crveni Pevac, shkruajnë mediat serbe. 

Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç për këtë arsye një kordon policor ruan godinën.

Ndërkohë Vuçiç ka dërguar një kolonë makinash policie drejt Beogradit të ri (zonë administrative e qytetit të Beogradit) ndërsa 4 studentë u ndaluan sot pasdite në Nis dhe ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

 

 

Protesta janë thirrur dhe në Krushevac dhe Leskovac. 

Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

 

Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Razglas news (@razglas_news)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco