Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Fundi i qeverisë së vjedhjes dhe dhunës po vjen'/ Opozita serbe: Diktatori në largim Vuçiç i drejtohet njerëzve identikisht si Millosheviçi

'Fundi i qeverisë së vjedhjes dhe dhunës po vjen'/ Opozita serbe: Diktatori në largim Vuçiç i drejtohet njerëzve identikisht si Millosheviçi

15:53, 17/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëskryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviç, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij të sotme për shtyp, “vazhdoi të kërcënojë qytetarët e Serbisë, i rrethuar nga një Daçiç i shqetësuar dhe trupat e tij policore.”

Sipas Stefanoviç, Vuçiç u shfaq në mënyrë të ngjashme me Millosheviçin në fjalimin e tij të fundit publik, duke përmendur ndërhyrje të huaja të pabazuara dhe “forca të kaosit dhe paudhësisë” ndaj popullit serb. Ai akuzoi presidentin se haron që vetë ai dhe partia e tij SNS kanë sjellë “kaos të organizuar” gjatë 13 viteve të fundit, përmes manipulimit të zgjedhjeve, kontrollit të mediave, korrupsionit dhe përdorimit të bandave partiake.

Stefanoviç kujtoi rastet e mbi 200 qytetarëve të pafajshëm të arrestuar pa gjykim, dhunimin e aktivistëve të opozitës, djegien e makinave dhe pasurisë së anëtarëve të SSP-së, si dhe sulme ndaj qytetarëve dhe gazetarëve në qytete si Kruševac dhe Beograd.

Ai theksoi se, pavarësisht se bashkëpunëtorët e Vuçiçit përballen me përgjegjësi ligjore, presidenti vazhdon të kërcënojë dhe të flasë për “terroristë”, duke paralajmëruar se fundi i “qeverisë së vjedhjes dhe dhunës” po afron.

Kujtojmë se gjatë fjalimit të tij për kombet, Vuçiç paralajmëroi se në disa ditët e ardhshme do të shfaqen vendime të papritura të shtetit lidhur me protestat qytetare, duke akuzuar studentët dhe qytetarët protestues për përpjekje për rrëzimin e shtetit dhe duke i krahasuar ata me fashistë dhe nazistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco