Greqia ka filluar të numërojë dëmet e shkaktuara nga zjarret masive që "pushtuan" Achaea një qendër rajonale në Greqinë Perëndimore. Flakët shkrumbuan ndërtesa, automjete dhe një sipërfaqe të madhe pyjore, ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë betejën me vatrat që janë ende aktive.
Përveç mijëra hektarëve pyll, flakët shkaktuan dëme serioze në Zonën Industriale të Patras. Sipas informacionit zyrtar të dhënë nga presidenti i Shoqatës së Bizneseve të Themeluara, Dimitris Livadaros, zjarri që hyri në zonën industriale ka shkatërruar një fabrikë të braktisur si dhe një zonë magazinimi me plehra. Flakët kaluan nëpër oborret e fabrikave, ndërsa shkaktuan disa dëme në dyqanet jashtë zonës industriale.
Gjithashtu një ndërtesë e braktisur dhe një zonë e madhe magazinimi pranë Departamentit të Zjarrfikësve të Zonës Industriale u dogjën plotësisht. Vlerësimet fillestare tregojnë se 550 makina u dogjën plotësisht, një shifër që ka të bëjë me shumicën dërrmuese të automjeteve.
Gjithashtu pamjet nga ky rajon kanë bërë xhiron e botës. Banorët kanë shpëtuar kafshët e tyre, bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Në Achaea kishte vatra të shumta zjarresh të shpërndara nëpër territor. Aktualisht situata është nën kontroll tashmë dhe zjarri ndodhet sipër në mal, duke mos rrezikuar më zonat e banuara.
© SYRI.net