Greqia 'shkundet' nga tërmetet, ja sa ballë ishte i fundit

Greqia 'shkundet' nga tërmetet, ja sa ballë ishte i fundit

12:09, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.

Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.

Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco