Rubio takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, në fokus marrëdhëniet bilaterale mes palëve dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Rubio takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, në fokus marrëdhëniet bilaterale mes palëve dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

07:00, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ku u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio theksoi rëndësinë e qetësimit të situatës dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon, duke veçuar si zona të tensionuara Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Është e rëndësishme të ndodhë depërshkallëzimi i tensioneve me Kosovën dhe BeH-në”, është cituar të ketë thënë Rubio gjatë takimit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj stabilitetit dhe paqes në rajon.

Takimi u zhvillua në kuadër të dialogut strategjik midis SHBA-së dhe Serbisë, ku u theksua gjithashtu rëndësia e reformave demokratike dhe e bashkëpunimit ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco