Greqi/ I mituri plagoset rëndë në Lefkada pasi ra nga një zonë shkëmbore

Greqi/ I mituri plagoset rëndë në Lefkada pasi ra nga një zonë shkëmbore

21:13, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Lefkada të Greqisë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në një zonë shkëmbore.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri u transportua me urgjencë nga një mjet lundrues i Bashkisë, i shoqëruar nga mjek, drejt portit të Perigialit në Nidri. Prej andej, ai u dërgua me autoambulancë të shërbimit të urgjencës EKAB drejt Spitalit në qytetin e Lefkasit.

Deri në këto momente, rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco