Tragjedi në Mal të Zi: Pas një konflikti në familje, babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas veten, detajet e para

Tragjedi në Mal të Zi: Pas një konflikti në familje, babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas veten, detajet e para

13:45, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dy-vjeçare dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën malore të Golijës, rreth 50 kilometra nga qyteti i Nikshiqit.

Sipas mediave vendase, gjithçka nisi pas një konflikti të ashpër në familje. Burime nga vendngjarja raportojnë se pas një grindjeje të dhunshme me bashkëshorten, i dyshuari, i identifikuar me inicialet Zh.D., e ka sulmuar fizikisht atë dhe më pas është larguar nga banesa me vajzën e tij të vogël.

Trupat e pajetë të babait dhe vajzës u zbuluan disa orë më vonë nga babai i 34-vjeçarit, i cili njoftoi menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit dhe ekipi mjekësor, të cilët konfirmuan vdekjen e të dyve.

Prokuroria e Lartë Shtetërore në Podgoricë ka marrë në dorë hetimet, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me motivet që çuan në këtë akt të rëndë. Megjithatë, pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e një vrasjeje të vajzës nga babai dhe më pas vetëvrasje.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe trishtim të thellë në opinionin publik malazez, duke rihapur njëherazi debatin për dhunën në familje dhe mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga abuzuesit brenda familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco