Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

E rrëmbejnë dhe abuzojnë seksualisht me 13-vjeçaren, arrestohen dy persona

E rrëmbejnë dhe abuzojnë seksualisht me 13-vjeçaren, arrestohen dy persona

19:27, 11/03/2024
A+ Aa A-

Dy persona nga Malisheva dyshohet se kanë rrëmbyer dhe kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.

E mitura, sipas raportimeve, është gjetur me dy persona 20 dhe 37 vjeç, në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit.

Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

13 vjeçarja nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.

Vajza pasi u gjet,  u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco