Vuçiç mbron ambasadorin serb që takoi kriminelin Radoiçiç, Gjuriç: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës

Vuçiç mbron ambasadorin serb që takoi kriminelin Radoiçiç, Gjuriç: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës

23:06, 10/03/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për fotografinë e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq dhe organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë, ish nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Vuçiq tha se nuk e ka pyetur Gjuriqin se kur është bërë fotografia, as ku dhe pse.

“Nuk e pyeta kur, ku dhe pse. Nuk e pyeta asgjë nëse është ngritur nga tavolina për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur një ose dy minuta apo ka ardhur me të”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë e kritikojnë njerëzit që shkojnë te varri i Adem Jasharit, duke menduar për politikanin serb, Nikola Sanduloviq.

“Tani po sulmojnë Marko Gjuriqin, po i shikoj të gjithë denoncuesit dhe hajdutët e tjerë se si do t’i raportojnë dikujt diku”. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel (Nikola Sanduloviq). “Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, u shpreh Vuçiq, raporton Nova.

Vuçiq muajin e kaluar paralajmëroi se Gjuriq do të kthehet në Serbi dhe se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”.

Ndërkaq, NTERPOL ka lëshuar për Milan Radoiçiqin për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiqit.

Pas publikimit të një fotografie të Millan Radoiçiqit dhe ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, ka reaguar ky i fundit përmes një postimi në X.

Ai tha se do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të “niste një fushatë negative me rastin e kthimit të tij në Serbi”, transmeton Telegrafi.

Gjuriq madje nuk tentoi të mohojë takimin, duke thënë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve tjerë keqdashës për asgjë”.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk i kam turpëruar asnjëherë kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë të akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për luftë të papërshkrueshme e krime kundër popullit tim”, tha Gjuriq.

Ai ka shtuar se ” në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha”.

“Kjo ka qenë gjithmonë më e vështirë për mua personalisht. Si dhe takimet që kam pasur me etnonacionalistët Kurti dhe Sveçla të cilët shkelin brutalisht të drejtat elementare njerëzore të serbëve në Kosovë dhe kanë gjak të pafajshmëve në duart e tyre. Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres të ballafaqohen me të gjithë së bashku”, ka shkruar ambasadori i Serbisë në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco