Bombardimi rus pranë autokolonës së tij, Mitsotakis: Kremlini nuk na frikëson dot

Bombardimi rus pranë autokolonës së tij, Mitsotakis: Kremlini nuk na frikëson dot

17:20, 08/03/2024
A+ Aa A-
BE-ja nuk do të frikësohet nga Rusia dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa do të duhet”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis e bëri komentin gjatë fjalimit të tij në konferencën e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, të enjten, një ditë pas vizitës së tij në qytetin ukrainas të Odessa.

Gjatë asaj vizite, një raketë ruse raportohet se goditi portin e Odessa 800 metra larg autokolonës në të cilën po udhëtonin presidenti ukrainas Zelensky dhe kryeministri grek.

“Isha në Odessa dje me Presidentin Zelensky kur një raketë balistike ruse goditi portin gjatë vizitës sonë në objekt dhe mendoj se të gjithë kemi një mesazh për Kremlinin: Nuk do të frikësohemi,” u shpreh Mitsotakis.

Ai e përshkroi konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës si “koha më e errët e Evropës”, duke pretenduar se vendosmëria e BE-së për të mbështetur Kievin dhe për të vendosur sanksione ndaj Moskës ishte “ndoshta e papritur për disa nga armiqtë tanë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco