Detaje të reja pas zbulimit të armëve në manastirin e Banjskës. Çfarë roli pati prifti ortodoks

Detaje të reja pas zbulimit të armëve në manastirin e Banjskës. Çfarë roli pati prifti ortodoks

19:08, 06/03/2024
A+ Aa A-

Pesë armë janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku.

Gazeta Express ka mësuar nga burime të besueshme se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.

Sipas burimeve “Prifti e ka thirr policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.

Përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Veton Elshani nga policia e Mitrovicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco