Alarm për bombë në Selanik, rrethohet gjykata

Alarm për bombë në Selanik, rrethohet gjykata

12:12, 06/03/2024
A+ Aa A-

Një alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut ka ngritur në këmbë policinë greke e cila është çuar në këmbë dhe ka rrethuar zonën.

Sipas informacioneve, një person i panjohur ka telefonuar, pak pas orës 10:00, në radiostacionin e qytetit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në gjykatë dhe që do të shpërthente pas dy orësh nëse ndërtesa nuk evakuohej.

Menjëherë u njoftua policia dhe një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese dhe një qen i trajnuar posaçërisht shkuan në ambientet e gjykatës ku kryen kontrollet rutinë por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.

Ndërkohë hetimet kanë nisur për gjetjen e autorëve që bënë telefonatën anonime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco