Dhunë në 1-vjetorin e tragjedisë hekurudhore në Greqi

Dhunë në 1-vjetorin e tragjedisë hekurudhore në Greqi

18:37, 28/02/2024
A+ Aa A-

Me përleshje të ashpra me policinë në qendër të Athinës e përkujtuan grekët, përvjetorin e parë të tragjedisë hekurudhorë në afërsi të Selanikut.

Ajo e 28 Shkurtit, ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën 85 nga përplasja e një treni udhëtarësh me një tjetër mallrash, konsiderohet si më e rënda në historinë e vendit. Protestuesit mendojnë se e drejta nuk është vënë ende në vend pas kësaj tragjedie.

Manifestimit iu bashkuan dhjetëra mijëra njerëz në Athinë. Ndërsa, punonjësit e hekurudhave janë në grevë 24-orëshe që ka paralizuar qarkullimin e trenave në gjithëve.

Ata kërkojnë rritje pagash dhe investime në sistemin hekurudhor që edhe pas tragjedisë së vitit të kaluar vazhdon të jetë po aq e mbingarkuar dhe e keqmenaxhuar.

Homazhe u bënë gjatë ditës edhe në vendin e tragjedisë, ku familjarë të viktimave, shumica nxënës të një shkolle të mesme vendosën kurora me lule dhe morën pjesë në ceremonitë fetare në nderim të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco