Ushtarët ukrainas do mjekohen në Malin e Zi? Kërkesa e radhës e Zelensky në Tiranë

Ushtarët ukrainas do mjekohen në Malin e Zi? Kërkesa e radhës e Zelensky në Tiranë

18:12, 28/02/2024
A+ Aa A-

Gjatë samitit që u mbajt në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua dhe me homologun malazez, Jakov Milatoviç.

Pasi e falënderoi për mbështetjen, Zelensky bisedoi me Milatoviç për trajtimin mjekësor të ushtarëve ukrainas të plagosur në luftë, në Malin e Zi.

Zelensky më pas e ftoi presidentin malazez që t’i bashkohet konferencës së paqes që do të mbahet së shpejti në Zvicër.

“Kam pasur një takim me Presidentin Jakov Milatoviç dhe e falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi. I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7 dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E informova Presidentin Milatoviq për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër në kuadër të përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu koordinuam bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe Malit të Zi”, shkruan Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco