‘Kush është i vrari dhe dorasi?’ Vijesti: A ishte Edmond Mustafa ‘dëshmitar i rrezikshëm’ për klanin e Skaljarit?

‘Kush është i vrari dhe dorasi?’ Vijesti: A ishte Edmond Mustafa ‘dëshmitar i rrezikshëm’ për klanin e Skaljarit?

12:57, 28/02/2024
A+ Aa A-

Policia malazeze po heton nëse anëtarët e klanit kriminal Skaljar kanë vrarë të martën Edmond Mustafën (29 vjeç) për ta penguar të fliste para hetuesve për veprimet kriminale të grupit, në të cilat dyshohet se ka marrë pjesë edhe vetë viktima deri pak kohë më parë, shkruan “Vijesti”.

Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës në Tivar. U vra nga një bashkëpunëtor i klanit Skaljar, Dino Ibrahimoviq (27 vjeç).

Pasi Mustafa u godit me disa predha nga Ibrahimoviqi, ndër të parat që vrapoi ishte motra e viktimës, vendi i punës i së cilës ishte pak metra larg nga ku iu vra vëllai.

Falë dëshmitarëve okularë, vrasësi u identifikua dhe arrestua brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Dino Ibrahimoviq gjithashtu kishte urdhërarrest ndërkombëtar “me një shtet me të cilin Mali i Zi s’ka marrëveshje ekstradimi”.

Kush është i vrari dhe dorasi

Edmond Mustafa që u vra dje ka mbushur ballinat e gazetave për kronikën e zezë për gati një dekadë.

Ai ishte arrestuar për krime me elemente dhune, zhvatje, armëmbajtje pa leje.

Në bisedat në aplikacionin “Sky ECC”, që u thye nga agjencitë e huaja perëndimore, emri i Mustafës përmendet në bisedat e një nga kokave të krimit në Mal të Zi, Petar Lazoviq, në gusht të vitit 2020.

Dokumenti i policisë thotë pothuajse të njëjtën gjë që Mustafa e postoi më pas në Instagram. Në atë rrjet social, në llogarinë “come_licno_djavo_po_svoje” ka shkruar se ka ditur se kush ka marrë pjesë në vrasjet e Armin Musa Osmanagiq, Andrije Mrdak, Srdan Vlahoviq, Bozhidar Tomasheviq, Zheljko Vukoslavçeviq, Ivan Laban, Sllobodan Saranoviq, Niko Roganoviq, Millosh Shakoviq, Marko Jovanoviq, Marko Sjekloqe dhe Jovan Klisiq.

Prokuroria Speciale e Malit të Zi më herët ka thënë se po merret me pretendimet që kishte bërë Mustafa.

Ndërkohë, dorasi Ibrahimoviq u arrestua disa herë – për tentativë vrasje, sjellje të dhunshme, por edhe për akuza se ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Shqepan Roganoviq. Roganoviq u vra më 13 shkurt 2020.

Për vrasjen janë përgjegjës Igor Vukotiq, Mili Bajramoviq, Krsto Vujiq, Marko Radoviq, Igor Glavash, Millosh Komar, Slavko Raduloviq, Millosh Gvozdenoviq dhe Dino Ibrahimoviq.

Vukotiq, Bajramoviq dhe Vujiq po gjykohen në mungesë për shkak se janë në arrati. Të gjithë të pandehurit e mohuan fajin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco