Parlamenti Evropian miraton rezolutën që kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Parlamenti Evropian miraton rezolutën që kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

12:53, 08/02/2024
A+ Aa A-

Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan sot në Strasburg një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit.

Për rezolutën votuan 461 eurodeputetë, kundër 53 dhe 43 abstenuan.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, para votimit deklaroi se zgjedhjet në Serbi të mbajtura më 17 dhjetor 2023 kanë shënuar parregullsi të shumta.

“Është e rëndësishme që institucionet serbe të hetojnë dhe të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për çfarëdo aktiviteti kriminal gjatë zgjedhjeve. Është po aq e rëndësishme që Serbia të zbatojë pa vonesë të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe misionit të ODIHR-it”, theksoi Bilçik.

Siç tha ai, Serbia po përballet me probleme sistematike për shkak të zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe cikleve të vazhdueshme të fushatave parazgjedhore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco